Kica-Xhelili për pushtetin: Argumentet iu kanë rënë në atë se ku po ulet Abdixhiku
03 tetor 2024
| 15:33
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, e ka vlerësuar të plogësht nivelin e kritikave të pushtetit që, sipas saj, “janë reduktuar në atë se ku po ulet Abdixhiku”.
Kjo referuar një fotografie të Abdixhikut ulur përballë partiakëve të vet, ku ishte kritikuar gjerësisht si një imazh prej autoritari.
“Argumentet kundër Lumir Abdixhikut qenkan reduktuar në atë se ku ulet në takime të partisë… A na falni, ju lutem, që nuk po ju pyesim ku të ulemi, se ishim pak të zënë duke u marrë me të ardhmen?”, ka shkruar Kica-Xheli në “Facebook”.