Kica-Xhelili për rritjen e pagave: Ofendim dhe manipulim para zgjedhjeve
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Doaesa Kica-Xhelili, ka kritikuar pushtetin në dritën e reagimeve nga të gjitha kategoritë për rritjen e pagave.
Ajo i arsyetoi ankesat e sindikatave duke e quajtur “ofendim” vlerën e rritjes së pagave.
Postimi:
Të gjitha kategoritë po reagojnë për “rritjen” e pagës. Natyrisht, sepse ajo nuk është rritje, por ofendim.
Së pari, ofendohen që iu vodh ajo që iu takonte qe 4 vite.
Së dyti, ofendohen që rritja nuk e mbulon as afërsisht vlerën e inflacionit prej 22%.
Së treti, ofendohen që kjo Qeveri, pagën e sektorit publik po e trajton si lloj “favori” me dy këste. Kësti i parë para zgjedhjeve e kësti i dytë pas.
Kjo Qeveri po ua përplasë hundësh paratë që i takojnë, fytyrës, por s’po ua jep prap se prap, fiks para zgjedhjeve, përmes proceseve të kundërligjshme, në vlera mjeruese, e po prisni të mos ketë reagime?
Ndryshimi po vjen!