Kica-Xhelili pretendon se qeveria ia vodhi LDK-së programin qeverisës
13 nëntor 2023
| 13:52
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica – Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje ka vjedhur programin qeveritar nga partia e saj.
Konkretisht, ajo ka thënë se çështja e ndalimit të qeseve plastike si dhe kodimi si lëndë obligative në shkolla, janë dy pika të cilat janë në programin e LDK-së.
Në këtë kontekst, Kica-Xhelili ka thënë se “qeveria po inspirohet nga LDK”.
“Po i lë këtu fotot nga shpalosja e programit ‘Rruga e Re’ më 18 shtator, meqë duket që kemi inspiruar qeverinë. Kemi edhe 98 tjera të publikuara si këto më poshtë, e dhjetëra të papublikuara. Konventën e kemi me 19 nëntor – për inspirim shtesë! Shihemi!”, ka shkruar Kica-Xhelili në “Facebook”.