Kica-Xhelili: Sipas LV-së, Albulena Haxhiu duhet të votohet sepse është grua, jo për përgatitjen apo lidershipin

29 prill 2025 | 12:34

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare sepse është grua.

Kica-Xhelili ka shkruar në “Facebook” se në vend që ta theksojnë kontributin e saj politik, deputetët e LV-së e kanë reduktuar historinë e Haxhiut në faktin se ajo është grua.

“Pra, sipas tyre, duhet votuar – jo për përgatitjen apo lidershipin, por sepse është grua. Në një analizë politike, do të sqaroja të gjitha rrethanat pse Albulena Haxhiu nuk i ka aftësitë e lidershipit apo përgatitjen e nevojshme, por për hir të mesazhit këtu, nuk po hyj në atë analizë. Me këtë gjuhë të LV-së, nën maskën e progresivitetit, po prodhohet një regres i thellë: gratë po kthehen në objekte politike për përdorim retorik, jo subjekte me fuqinë për të udhëhequr në bazë të meritës. Në këtë mënyrë, pa vetëdije, këta deputetë po e minojnë vetë pozitën e gruas në politikë. Jo duke e luftuar patriarkatin, por duke e ricikluar atë – në formën më tinëzare: patronizimin e saj përmes mbrojtjes artificiale”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysmëfinalet e “play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super ndeshje…