Kica-Xhelili, Sveçlës: ‘Pasulin e gullashin’ po e fshihni prej Rusisë a?

29 shtator 2024 | 13:24

Arsyetimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për tenderët njëburimorë se po bëhen për shkaqe sigurie – e që të mos i dinë Rusia dhe Serbia, i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo ka thënë se pushteti aktual është e korruptuar dhe i tillë do të mbetet.

“O Zot i madh!!! Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderët shkaku i Rusisë e Serbisë. PASULIN & GULLASHIN po e fshihni prej Rusisë a?”.

“Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni! Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë. Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë”, ka shkruar Kica-Xhelili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës Në…