Kiçmari boton librin në fushën e filozofisë politike ‘Historia vazhdon – Tri modele të vazhdimit të historisë’

27 dhjetor 2022 | 13:25

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari ka botuar librin në fushën e filozofisë politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare “Historia vazhdon – Tri modele të vazhdimit të historisë”.

Ky libër është botuar nga shtëpia e mirënjohur britanike Palgrave Macmillan.

Për botim e saj ka bërë të ditur vet ambasadori Kiçmari përmes llogarisë së vet në “Facebook”. Kiçmari ka bërë të ditur se librin mund të porosisin përmes platformës në amazon në këtë web faqe.

Të interesuarit librin mund ta porosisin në amazon:

https://www.amazon.com/History-Continues-Three-Models-Continuation-ebook/dp/B0BPGJTH58/ref=sr_1_5?crid=2Q881EJYPCVN&keywords=kicmari&qid=1672093093&sprefix=,aps,222&sr=8-5

Njoftimi i plotë i ambasadorit Kiçmari:

Pas pesë vitesh pune të pandalshme, sot kam pranuar ekzemplarët e parë të librit tim nga fusha e filozofisë politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare “Historia vazhdon – Tri modele të vazhdimit të historisë”, botuar nga shtëpia e mirënjohur britanike Palgrave Macmillan. Në këtë libër vehet nën thjerrëz analitike pikëpamja e Francis Fukuyamas për “Fundin e Historisë.” Konstatohet se sistemi liberal-demokratik e ka fituar një betejë në vitin 1990, por nuk e ka fituar luftën.

Tri modele ideologjike – ultranacionalizmi rus, fundmentalizmi islamik iranian dhe socializmi kinez – vazhdojnë ta sfidojnë seriozisht modelin liberal demokratik. Beteja ideologjike është bërë e ashpër, kurse përmasat e shfaqjes së këtyre modeleve janë rritur dhe forcuar kohët e fundit, gjë që paraqesin një sfidë serioze për sistemin liberal demokratik bashkëkohor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…