Kiçmari: Kosova humbi një mundësi reale për vazhdimin e një qeverisje të përgjegjshme

18 mars 2020 | 22:03

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabri Kiçmari, ka komentuar vendimin e LDK-së për të nisur mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, pas shkarkimit të Agim Veliut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova humbi një mundësi reale për vazhdimin e një qeverisje të përgjegjshme.

“Kosova me gjasë e humbi një mundësi reale për vazhdimin e një qeverisjeje të përgjegjshme. Qytetarët e Republikës duhet të mos shmangen në luftën e tyre për rend, ligj, drejtësi dhe barazi”, ka shkruar Kiçmari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar situatën kushtetuese…