Kiçmari publikon një fotografi të rrallë të heroit Xhemajl Fetahaj
Diplomati Sabri Kiçmari ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit të kombit, Xhamjal Fetahaj, i cili në vitin 1984 ishte arrestuar nga UDB-ja.
Me rastin e 21-vjetorit të rënies së Fatahajt, Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se qysh i ri heroi i komb it kishte shkruar parullat “Kosova Republikë” dhe “Lironi shokët”.
Më tutje, Kiçmari ka thënë se pavarësisht rrethanave nëpër të cilat ka kaluar Fetahaj, me vonë ai do të bëhet njeri nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
Postimi i plotë i Kiçmarit:
Të nderuar miq,
Shihni me vëmendje këtë fotografi. Është e vitit 1984. Një djalë i ri duke u arrestuar. Ka shkruar parullat: “Kosova Republikë” dhe “Lironi shokët!”.
Në anën e djathtë të tij qëndron UDB-ashi, kurse në anën e majtë polici, të cilët e kanë zënë me forcë për krahu. Janë dy botë të ndryshme: bota e padrejtësisë dhe bota e lirisë, bota e së shkuarës dhe ajo e së ardhmes, bota e Jugosllavisë Socialiste e Federative dhe bota e Republikës së Kosovës.
UDB-ashit nuk i duket fytyra, kurse polici është i tmerruar, sikur e ndjen fundin e botës së tij.
E djaloshi i ri, që i rrinë aq bukur mustaqet djaloshare, qëndron krenar, shikon i sigurt në horizont, duket se nuk i bën fare përshtypje ajo që ndodh me të për momentin.
Ai sheh përtej asaj që ndodh me të. Ai sheh në të ardhmen. Ai punon për të ardhmen.
Ky djalë i ri, vite më vonë do të bëhej një nga komandantët më të çmuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot është heroi ynë i kombit Xhemajl Fetahaj! Nderim në 21-vjetorin e rënies për liri!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3003054663116898&set=a.142045255884534&type=3&theater