Kiçmari: Ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi ka qenë një gabim historik
24 shtator 2019
| 09:05
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sabri Kiçmari, mbrëmë ka mbajtur takim me banorët e fshatit Bajçinë ku është pyetur edhe në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ai ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi ka qenë një gabim historik.
“Kemi zhvilluar edhe një bashkëbisedim shumë të rëndësishëm për problemet e arsimit, përkujdesjen ndaj personave me aftësi të kufizuara etj”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/