Kida “rimerr” fronin, Butrinti e ndjek nga pas
08 nëntor 2018
| 10:50
Fansat e zjarrtë të Kidës e kanë marrë situatën në dorë dhe nuk e kanë lënë këngëtaren e tyre të preferuar të gjendet në vështirësi.
Ndërkohë që “Merri krejt” u cilësua si debutimi më i dobët i Kidës, votat e fansave kanë bërë që Kida ta kryesojë klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare këtë javë.
Kjo javë ka ardhur tepër surprizuese për projektin e ri të Butrint Imerit pasi duket se fansat e kishin lënë pak pas dore. Projekti i tij më i ri muzikor “Kush?” u renditë në vendin e dytë.