Kidmani, pjesë e xhirimeve të reja
05 prill 2019
| 13:55
Nicole Kidmani është parë duke xhiruar për serialin televiziv “The Undoing” rreth zonës së City Hallit në Nju Jork.
Në këtë qytet aktorja 51-vjeçare është parë disa herë në sheshxhirime të ndryshme gjatë disa javëve të kaluara.
“The Undoing” është një serial i limituar i kanalit HBO, ngjarja e të cilit ka të bëjë me një terapiste të suksesshme e cila po përgatitet për publikimin e librit të saj të parë, kur një vdekje e dhunshme dhe zhdukja e papritur e bashkëshortit të saj e detyrojnë të rinisë nga e para dhe ta ndërtojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj.