Kidnapimi i policëve, Matoshi: Marrëzitë e Albinit dhe Xhelalit po i paguajnë djemtë e Kosovës

14 qershor 2023 | 17:33

Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës në kufirin me Serbinë.

Ai i ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke kërkuar dorëheqjen e tyre.

Në “Facebook” ai ka shkruar se marrëzitë e Albinit e të Xhelalit po i paguajnë djemtë e Kosovës.

“Marrëzitë e Albinit, Xhelalit dhe Dejona Mihalit i paguajnë djemtë e përbuzur të Kosovës! Dorëheqje sot. Kosova nuk paguan më për egot tuaja!”, ka shkruar Matoshi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për…