Kidnapohet ish-mesfushori nigerian
Ish-mesfushori i Nigerisë, Kristian Obodo, është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është marrë peng nga bandat kriminale në shtetin e tij.
Ish-lojtari, që luajti nga 2001 deri në 2014 në Serinë A, me skuadra si Perugia, Lecce, Fiorentina, Udinese dhe Torino. 36-vjeçari është ndaluar në qytetin e Uarrit nga disa persona të armatosur, të cilët pasi e kanë kërcënuar e kanë marrë peng, teksa për ta lënë të lirë, kërkojnë para.
Sipas raportimeve të fundit, policia ka disa informacione dhe po punon për të gjetur vendndodhjen e Obodo, për ta rikthyer atë përsëri në shtëpi. Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtarit të Nigerisë i ndodh kjo, pasi në 2012-ën, ai u mor peng gjithashtu nga një bandë kriminale, që për ta lënë atë të lirë kishin kërkuar 150 mijë euro në këmbim.