Kievi: As Ukraina dhe as Polonia nuk kanë nevojë për këtë ‘luftë’ gruri

28 shtator 2023 | 16:46

As Ukraina dhe as Polonia nuk kanë nevojë për këtë “luftë” gruri, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke shtuar se fushata zgjedhore në vendin fqinj po nxit tensione. “Ne nuk kemi nevojë për këtë luftë gruri, as Polonia”, tha Kuleba në një intervistë të publikuar sot nga agjencia Interfax-Ukraine.

“Ne nuk e kemi krijuar këtë krizë dhe absolutisht duam t’i japim fund”, shtoi ai duke vlerësuar se tensionet aktuale polake-ukrainase janë për shkak të fushatës përpara zgjedhjeve të 15 tetorit në Poloni.

“Tensioni mund të rritet më tej në Poloni deri më 15 tetor”, argumentoi ministri, pasi qeveria populiste e Polonisë, e mbështetur fuqimisht nga zonat rurale të vendit, paraqet një ndalim për importet e drithit ukrainas që ka vendosur si një masë për të mbrojtur fermerët polakë.

Kouleba deklaroi se ka besim se kriza do të zgjidhet së shpejti, duke pasur parasysh se të dy vendet “nuk kanë zgjidhje tjetër”. Ai nuk miratoi, përkundrazi, fjalimet e zyrtarëve polakë, të cilët i cilësuan ukrainasit si mosmirënjohës.

“Unë e konsideroj një kërcënim strategjik (…) përhapjen dinamike të narrativës për të ashtuquajturën mosmirënjohje të ukrainasve ndaj Polonisë, një prej aleatëve të tyre kryesorë kundër pushtimit rus”, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

“Është një gënjeshtër e plotë. Ukraina është shumë sinqerisht dhe thellësisht mirënjohëse ndaj popullit polak dhe qeverisë polake”, siguroi ai.

Por “fakti që ata po mbjellin në mendjet e polakëve narrativën e mosmirënjohjes së Ukrainës dhe ukrainasve rrezikon të ketë pasoja jashtëzakonisht negative për sigurinë”, tha Kuleba. Varshava është shtëpia e afro një milion refugjatëve ukrainas që u larguan nga atdheu i tyre pas pushtimit rus që filloi në vitin 2022, dhe ndihma ushtarake perëndimore kryesisht kalon përmes territorit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata të ndryshme vazhdojnë të diskutohen për Marseille. Pas largimit…