Kievi dhe separatistët përgatiten për këmbim të të burgosurve
Mediet ruse raportojnë se separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, i kanë dërguar të gjithë ushtarët e burgosur të Ukrainës, në një lokacion për këmbimin madhor të të zënëve me qeverinë e Ukrainës, që do të bëhet sot më vonë.
Autoritetet e Ukrainës dhe separatistët pardje e konfirmuan arritjen e marrëveshjes për këmbim të të zënëve robër.
Zëvendëskryetarja e Parlamentit të Ukrainës, Iryna Herashchnko, pati thënë se “74 ukrainas do të lirohen nga separatistët më 27 dhjetor, ndërsa ne do t’i këmbejmë ata për 306 persona”.
Lideri separatist, Aleksandr Zakharchenko, ka thënë se të dy palët janë pajtuar që këmbimi të bëhet sipas “formulës 306 për 74”.
Ky është këmbimi i parë i të burgosurve ndërmjet dy palëve në 14 muajt e fundit.