Kievi planifikon takimin Zelensky – Trump

10 nëntor 2024 | 09:34

Qeveria ukrainase po organizon një takim midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Ministri i Jashtëm, Andrii Sybiha konfirmoi planet në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryediplomatin e BE-së Josep Borrell në Kiev të shtunën, disa ditë pasi Trump siguroi një mandat të dytë historik në Shtëpinë e Bardhë.

“Dialogu midis Trump dhe Zelensky tashmë është vendosur”, tha Sybiha, pasi dy liderët u raportuan se kishin zhvilluar një telefonatë, së cilës iu bashkua edhe miliarderi Elon Musk.

Sybiha shtoi se “ne jemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm.”

Trump dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në New York në fund të shtatorit, kur udhëheqësi ukrainas udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur “planin e tij të fitores” për të mposhtur Rusinë.

Pikat kryesore të planit përfshijnë dërgesa të mëtejshme të armëve perëndimore në Kiev dhe një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n në të ardhmen e afërt.

”Fitorja në zgjedhje e Trump ka pasoja globale”, theksoi Sybiha.

Ndërsa SHBA ka qenë aleati më i rëndësishëm i Ukrainës që nga pushtimi rus në shkallë të plotë në shkurt 2022, Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërheqë ndihmën për Kievin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trumpi ka fituar zgjedhjet presidenciale në Arizona, deklaroi Associated…