Kilaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës: Po mos të besoja në fitore nuk do të konkurroja

05 korrik 2021 | 15:11

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Malishevë, Isni Kilaj do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Malishevës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Kandidatura e Kilajt ka marrë mbështetjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Malishevë. Sipas dokumentit të siguruar nga “Epoka e re”, vendimi i kandidaturës së Kilajt, i është përcjell kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas publikimit të këtij vendimi, Kilaj në një prononcim për “Epokën e re”, është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit në Malishevë. Ai ka thënë se i njeh rrethanat brenda partive të tjera në këtë komunë. Në këtë kontekst, ka thënë se po të mos ishte i bindur në fitore nuk do të garonte për kryetar të Malishevës.

“E them me bindje të plotë se do të dalë fitues në këto zgjedhje. I njoh rrethanat tek partitë të tjera dhe kandidatët e tyre pretendentë për kryetar të Malishevës. Po të mos besoja në fitore nuk do të konkurroja”, ka thënë Kilaj.

Isni Kilaj ka përvojë të gjatë politike, sidomos në atë komunale pasi ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…