Kilaj takon disa nga avokatët e Malishevës
08 nëntor 2021
| 12:34
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka takuar sot disa avokatë të kësaj komune.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me qeverisjen e PDK-së do t’ju mundësojnë juristëve të rinj mbështetje dhe mundësi për punësim.
“Mëngjesin e sotëm e fillova me disa prej avokatëve më të mirë të Malishevës. E kam thënë qysh në fillim të fushatës se në qeverisjen time, ne do t’iu mundësojmë juristëve tanë të rinj, mbështetje dhe mundësi për punësim”, ka shkruar Kilaj.