Kili përfshihet nga zjarre masive, mbi 100 të vdekur dhe mijëra shtëpi të djegura
Situata e zjarreve në Kili ka dalë jashtë kontrollit. Vatra zjarri kanë përfshirë një pjesë të Kilit qëndror ku për pasojë kanë mbetur të vdekur mbi 10 njerëz.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria, Presidenti kilian, Gabriel Boric ka shpallur dy ditë zie kombëtare.
Në deklaratën e bërë ai ka thënë se fatëkeqësisht numri i të vdekurve do të rritet.
Zyrtarët kilianë deklaruan mijëra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret të cilët po përhapen në mënyrë të pakontrolluar nga erërat e forta.
Gjithashtu zjarrfikëset po hasin vështirësi të futen në lagjet më të rrezikuara pasi vatrat e zjarrit janë përhapur në katër lagje në rajonin Valparaiso.
Flakët e zjarrit kanë shkatërruar thuajse të gjithë zonën bregdetare të qytetit të Vina del Mar dhe Valparaiso.
Tre strehimore, 19 helikopterë dhe më shumë se 500 zjarrfikës janë angazhuan për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Valparaisos.
Fenomeni natyror i klimës, El Ninjo ka shkaktuar thatësira dhe temperatura më të nxehta se zakonisht përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës Jugore këtë vit, duke e rritur rrezikun për zjarre pyjore. Në të gjithë vendin ka pasur të paktën 158 zjarre që nga mbrëmja e së premtes të cilat janë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.