Kim dhe Kanye West pranë divorcit
Megjithëse zyrtarisht ende të martuar, divorci i Kanye West e Kim Kardashian, është fare pranë.
Kim ka shprehur hapur se e dashuron ende bashkëshortin e saj, që vuan nga bipolariteti, por nuk ka të njëjtat ndjenja për të.
Përmes një statusi në “Twitter”, tashmë i fshirë, West ka kërcënuar bashkëshorten se do të nxjerrë sekrete të familjes Kardashian, e madje i akuzon ato se po përpiqen dhe po ndikojnë në luhatjet e tij të humorit.
Reperi amerikan, siç thotë në këtë postim, është i shqetësuar se gruaja po përpiqet ta shtrojë në një spital pa lejen e tij.
Në rast se një vendim i tillë do të finalizohet, atëherë Kanye do të hedhë dritë mbi disa sekrete të familjes, me qëllim që të ndalojë këtë plan të Kardashian.
Nga ana tjetër, Kim është shumë e shqetësuar për këto kërcënime, por shqetësimi i saj më i madh është ende të ndihmojë burrin e saj, pasi ai me të vërtetë ka nevojë për të, pohon burimi.
Për shkak të këtyre debateve, Kanye është transferuar në fermën e tij në Eyoming dhe kjo nuk është hera e parë që e bën këtë. Një nga miqtë e reperit të famshëm tha se nuk mund të quhet i çmendur, vetëm sepse qau para publikut.
“Nëse hidheni në një aeroplan privat dhe vini në fermën tuaj prej 40 000 hektarësh, kjo do të thotë të çmendesh dhe unë do të doja të çmendesha ashtu”, tha ai për “Page Six”.
Ndërsa Kim Kardiashian insiston në nevojën që bashkëshorti i tij të kurohet.