
Kim dhe Pete Davidson e kanë aq seriozisht, këtë e dinë të gjithë miqtë e ngushtë
Pete Davidson dhe Kim Kardashian ja kanë dalë mos flasin për lidhjen e tyre publikisht. Dhe kur të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë rreth romancën së tyre, aktori ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai ka thënë se e konsideron lidhjen e tij me Kim si më të rëndësishmen që ka pasur ndonjëherë.
Burime për “Hollywood Life” kanë zbuluar: “Ai po sillet në këtë marrëdhënie ndryshe nga lidhjet e tjera dhe këtë gjë e ka bërë sepse e ndjen që është në fakt lidhja më e rëndësishme që ai ka pasur ndonjëherë. Kjo marrëdhënie me Kim-in në sytë e Pete ka gjithashtu shumë interes dhe ai nuk do donte kurrë ta mbyllte atë”. Këtë e ka thënë një burim i afërt me aktorin.
Kujtojmë se Kim dhe Pete u nisën për pushime bashkë në Bahamas të hënën, ndërsa romanca e tyre vazhdon të bëhet më serioze.