Kim: Ende nuk e dimë se sa afganë do të strehohen në Shqipëri
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar se ende nuk dihet numrin e saktë i afganëve që do të strehohen në Shqipëri.
Pas takimi që ka zhvilluar me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diplomatja amerikane ka treguar se afganët në Shqipëri do të qëndrojnë vetëm përkohësisht.
“Nuk kemi numër të saktë. Po ndryshon shumë shpejt (situata). Ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe ideja është që më pas të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, ku do të vendosen përfundimisht”, ka thënë ambasadorja amerikane.
Ajo ka falënderuar Qeverinë e Shqipërisë, që kanë vendosur të strehojnë afganët që kanë bashkëpunuar me SHBA-në, pasi talibanët kanë deklaruar se kanë marrë nën kontroll Afganistanin.