Kim Jong pajtohet të mbyllë testimin e sistemit nuklear
Koreja e Veriut është e gatshme të mbyllë “përgjithmonë” një nga strukturat kryesore të raketave balistike në prani të ekspertëve të huaj, një ofertë që tha se do të duhej të plotësohej me reciprocitet amerikan.
Duke folur përpara 150 mijë koreanëve të veriut në stadiumin, “May Day” në kryeqytetin, Pyongyang të mërkurën, krerët e dy Koreve thanë se takimet e tyre dy ditore çuan në një epokë të re paqeje.
Më herët ata ranë dakord që gadishullin Korean ta kthejnë në një “tokë paqeje pa armë bërthamore dhe pa kërkime bërthamore”, ka thënë presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova.
“Koreja e Jugut dhe e Veriut janë pajtuar për një hap të veçantë drejt denuklearizimit. Kjo është një arritje shumë kuptomplotë”, tha Moon.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong ishte i gatshëm të mbyllë kompleksin kryesor nuklear nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një “veprim reciprok” .
Kim tha se ai do të vizitojë Seoulin në një të ardhme të afërt, e që do të ishte vizita e parë ndonjëherë në kryeqytetin e Jugut nga një udhëheqës i Koresë së Veriut.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trumpit përshëndeti takimin e së mërkurës midis Kim dhe Moon, duke thënë kishte një “përparim i jashtëzakonshëm” me Korenë e Veriut duke përfshirë edhe denuklearizimin.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se arritja midis dy liderëve koreanë na takim ishte “një lajm i mirë”.