Kim Jong përdorë vetëm një tualet , zbulohet arsyejaarsyeja
Lideri suprem verikorean thuhet se udhëton me tualetin e tij, pasi “mbetjet mund të përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore”.
Për Kim Jong-Un dihet shumë pak dhe ky fakt mund të jetë befasues. Ai asnjëherë nuk përdor tualetin publik, por atë personal për të parandaluar që “feçet e tij të mos bien në duar të gabuara”.
Li Jun Keol, i cili punoi në Komandën e Gardës së Koresë së Veriut deri në vitin 2005, i tha “Washington Post”, se “mbetjet e liderit verikorean përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore, kështu që e tëra duhet të mbetet sekret.”
Kjo në fakt është një lloj paranoje që mund ta pritni nga një njeri udhëheqës i edukuar që nga fëmijëria për të drejtuar “mbretërinë e shkretëtirës” përgjithmonë i rrethuar nga armiqtë, transmeton “KP”.