Kim Jong Un dhe vajza e tij mbikëqyrin testimin raketor

20 mars 2023 | 08:41

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi gjatë fundjavë imazhe të liderit Kim Jong Un duke mbikëqyrur testin e fundit raketor me vajzën e tij, ndërsa i bëri thirrje vendit që të jetë gati për të kryer sulme bërthamore në çdo kohë për të penguar luftën.

Kim përsëriti akuzat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut se kanë zgjeruar stërvitjen e tyre të përbashkët ushtarake duke përfshirë edhe asetet bërthamore amerikane.

Në fotografitë e transmetuara në KRT, Kim shihej duke ndjekur testin përsëri me vajzën e tij të vogël, ndërsa flakët u ndezën nga raketa që fluturonte.

Në stërvitjet e së shtunës dhe të dielës, një raketë balistike e pajisur me një kokë të rreme bërthamore fluturoi 800 km përpara se të godiste një objektiv në lartësinë 800 m, sipas skenarit të një sulm taktik bërthamor.

Koreja e Jugut dhe Japonia dënuan sërish lëshimin e raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi të Koresë së Veriut në brigjet lindore, e fundit në një seri testesh në pak ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melisa Krasniqi, vajza nga Kaçaniku, e cila u raportua e…