Kim Jong Un drejt shërimit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, është duke e marrë veten pas ndërhyrjes kirurgjikale, raportojnë mediat jugkoreane, pasi CNN ditë më parë raportoi se po rrezikohet jeta e liderit koreano-verior.
Gjithashtu nga Seuli mbërrijnë informacionet se në Korenë e Veriut nuk janë vërejtur ngjarje të pazakonta duke ndodhur këto ditë.
“Daily North Korea” media me seli në Seul e udhëhequr personat që janë arratisur nga Koreja e Veriut, ka publikuar të martën një artikull në të cilën thuhet se Kim po e merr veten pas operacionit të 12 prillit, duke qëndruar në rezidencën e tij në lindje të vendit.
Sipas raportimeve gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas konsumimit të tepruar të duhanit, mbipeshës por edhe për shkak të orarit të gjatë të punës.
Pyetjet për shëndetin e Kim kur udhëheqësi i Koresë së Veriut num mori pjesë në një ceremoni për nderimin e gjyshit të tij, Kim Il Sung, në Pallatin Kumsusan të dielën më 15 Prill.