Kim Jong-Un është shfaqur në publik pas mungesës prej 20 ditësh
Dalin në shesh fotografitë e Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në ceremoninë e inaugurimit të një fabrike në Pyongyang.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, “KCNA” u publikuan fotografitë e Kim Jong-un gjatë inaugurimit të një fabrike plehu, ndërkohë që për këtë lider javët e fundit pretendohej se nuk ishte mirë me shëndet madje edhe se kishte vdekur.
Krahas liderit koreanoverior, që duket duke prerë kurdelen në inaugurim, në fotografi duket edhe motra e tij e vogël, Kim Yo-jong dhe autoritete të larta të Koresë së Veriut.
Pretendohej se një grup mjekësh nga Kina kishin shkuar në Korenë e Veriut dhe Kim ishte bërë operacion kardiovaskular më 12 prill dhe ishte në fazën e përmirësimit.
Televizioni satelitor i Hongkongut kishte deklaruar se Kimi kishte vdekur, ndërkohë që ky lajm nuk ishte konfirmuar nga ndonjë i autorizuar.
Fakti se lideri i Koresë së Veriut nuk kishte marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme si festimi i ditëlindjes së gjyshit të tij Kim Il-sung, ishte bërë shkak për spekulime në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.