Kim Jong Un: Ha më pak për hir të vendit tim

30 dhjetor 2021 | 09:30

Fotot e liderit të Koresë së Veriut janë shpërndarë në të gjitha mediat  shtetërore të vendit, duke rritur shqetësimin  për shëndetin e tij. Në fakt, për të parandaluar çdo spekulim për shëndetin e tij, mediat e vendit raportuan se Kim Jong Un “ha më pak për hir të vendit të tij”.

Në fotot, të marra nga seanca plenare e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, të kryesuar nga Kim Jong Un, me 28 dhjetor, udhëheqësi i Koresë së Veriut duket se ka humbur shumë peshë, me zyrtarët e regjimit që pretendojnë se kjo ka ndodhur sepse “ha më pak për hir të vendit”.

Sipas Radio Free Asia dhe Daily Mail, në fund të tetorit Kim Jong Un u kishte thënë qytetarëve të vendit që të “hanin më pak” deri në vitin 2025, kur do të rihapej kufiri me Kinën. Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, ka publikuar ndër të tjera një kolazh me tre foto të Kim Jong Un të 9 shtatorit, 10 tetorit dhe 28 dhjetorit, të cilat tregojnë qartë humbjen e peshës së liderit të Koresë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i kompanisë, SpaceX, Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet…