Kim Jong Un lëshon raketë balistike, alarmohet Koreja e Jugut

25 shtator 2022 | 16:42

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në ujërat në brigjet lindore të gadishullit Korean, sipas zyrtarëve në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Raketa me rreze të shkurtër u lëshua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nga zona Taechon e provincës së Pyongan-it të Veriut, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Ai tha se ushtritë e Koresë së Jugut dhe ato amerikane po mbajnë “qëndrimin e plotë të gatishmërisë” dhe po bashkëpunojnë ngushtë pas lëshimit, të cilin e përshkroi si një “veprim të rëndësishëm provokues që dëmton paqen dhe sigurinë e Gadishullit Korean, si dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut tha se lëshimi ishte një shkelje e qartë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë menjëherë.

Sipas CCN, ky është lëshimi i 19-të i raketës këtë vit, ku e fundit ishte më 17 gusht. Raketa kishte një distancë fluturimi prej rreth 600 kilometrash, lartësi prej 60. Agjencitë e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe SHBA po analizojnë detaje të mëtejshme.

Ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se raketa balistike mund të ketë fluturuar në një trajektore të parregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti kroat Ante Zhivkoviq ka fituar vendin e parë në…