Kim Jong-un po përdor sozi, nuk është dobësuar
03 tetor 2021
| 11:56
Këto muajt e fundit, Kim është shfaqur në publik shumë më i dobësuar, dhe disa nuk përjashtuan mundësinë që kjo humbje kaq e madhe në peshë të jetë dhe pasojë e ndonjë sëmundjeje të rëndë.
Tani, po bëhen krahasime të kujdesshme të fotografive të tij të fundit me ato të mëparshmet. Mbështetësit e idesë së një sozie, thonë se ky i fundit i ka sytë më larg se Kim jong-un-i i vërtetë, ballin më të madh, duar më të vogla e ngjyrë tjetër lëkure.
Kjo nuk është sidoqoftë hera e parë që Kim akuzohet se përdor një sozi.
Vitin e kaluar, thashetheme të mëdha rrethuan zhdukjen e tij 20 ditore, sipas të cilave po përdorej dikush tjetër me pamjen e liderit të vendit komunist, i cili të zërë vendin e tij nëse Kim sëmuret apo vdes./tch/