Kim Jong Un: Vizita ime tregon rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Rusinë

13 shtator 2023 | 08:04

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se vizita e tij në Rusi ishte një shfaqje e qartë e “rëndësisë strategjike” të marrëdhënieve mes dy vendeve, raportoi media shtetërore KCNA të mërkurën.

Kim mbërriti në Rusi me tren privat të martën për bisedime me presidentin Vladimir Putin mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se të dy vendet nuk duhet zhvillojnë tregti të armëve.

“Kim Jong Un tha se vizita e tij në Federatën Ruse është një manifestim i qartë i qëndrimit të ËPK-së dhe qeverisë së DPRK-së duke i dhënë përparësi rëndësisë strategjike të marrëdhënieve Kore-Rusi,” thuhet në raportin e KCNA.

DPRK është emri zyrtar i Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë, ndërsa ËPK është Partia e Punëtorëve të Koresë, partia e vetme në pushtet në vendin e izoluar.

Imazhet e publikuara nga KCNA treguan Kim duke mbërritur në stacionin e trenit në qytetin kufitar Khasan të martën në mëngjes dhe duke u përshëndetur nga zyrtarë të lartë nga Moska.

Ai shfaqet gjithashtu duke u takuar me ministrin rus të Burimeve Natyrore, Aleksandër Kozlov, shkruan Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është në…