Kim Kardashian akuzohet nga fansat për një tjetër dështim në ‘photoshop’
Kim Kardashian u kryqëzua së fundmi nga fansat për një fotografi që publikoi në rrjete sociale, pasi mungonte gishti i saj i mesit.
Bëhet fjalë për një imazh që ka shpërndarë në Instagram e veshur me një palë bikini ‘Skims’.
Teksa shumë fansa vunë në dukje se sa e nxehtë dukej nëna e katër fëmijëve, të tjerë theksuan se sa keq ishte e edituar fotografia.
“Prit ku është gishti i mesit?”, pyeti një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Përse u editua shumë kjo foto?!…. Gishti i anës së djathtë u fshi”.
Disa nga fansat e Kardashian e mbrojtën atë në komente, duke shpjeguar se gishtat e saj mund të shtrembërohen për faktin se e mban një pajisje në telefon.
Themeluesja e “Skims’ dhe anëtarët e saj të familjes janë akuzuar shpesh për mënyrën se si e përdorin ‘photoshop’-in.
Ajo së bashku me motrat e saj u akuzuan për përdorimin e ‘photoshop’-it në një foto për Krishtlindje.
Përveç këtyre, vajzat e famshme kanë qenë në shënjestër disa herë për fotot e edituara.