Kim Kardashian befason fansat se çfarë mban në çantën e saj të vogël që i kushtoi mbi 37 mijë dollarë
31 maj 2024
| 12:21
Kim Kardashian se mund të vendos saktësisht tre gjëra në çantën e saj të vogël Hermes Kelly që i kushtoi asaj më shumë se 37 mijë dollarë.
Në episodin më të fundit të The Kardashians, themeluesja e SKIMS, doli në darkë me nënën e saj Kris Jenner si dhe me Ryan Morphyn, shkruan DailyMail.
“Më pëlqen kjo çantë e vogël e jotja. Çfarë ka brenda?”, pyeti Murphy.
Kim tha se çanta në fakt ishte bosh, pasi e kishte kapur në momentin e fundit duke dalë.
“Por zakonisht do të mbaja një copë çamçakëz, një pudër dhe një buzëkuq”, tha Kim.
Ajo njihet për stilin dhe elegancën e saj unike, dhe gjithashtu për posedimin e brendeve të shtrenjta.