Kim Kardashian bën gjestin e veçantë për 1000 fansat e saj

23 dhjetor 2020 | 12:41

Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, ka vendosur që të dhurojë nga 500 dollarë për fansat e saj.

Përmes një postimi në “Twitter”, ylli televiziv ka treguar se do të dhurojë 500 dollarë për 1000 fansat e saj, të cilët kanë luftuar mes pandemisë së Covid-19.

“Përshëndetje njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre. Unë dua ta përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, shkroi themeluesja e KKW Beauty.

E sigurisht që kjo iniciativë e Kim është pritur me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët kanë vërshuar me komente për gjestin e mirë të saj.

“Kjo do të ishte një bekim i vërtetë, sepse unë jam shtatzënë me fëmijën tim të parë”, shkroi një ndjekës.

Femra më seksi bën gjestin e veçantë për 1000 fansat

Femra më seksi bën gjestin e veçantë për 1000 fansat

Femra më seksi bën gjestin e veçantë për 1000 fansat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në trajnimin tre javor, pjesëtarët e njësive të Komandës së…