Kim Kardashian bën gjestin human për familjen në nevojë
Kim Kardashian ka treguar herë pas here se ka një zemër të madhe. Madje edhe me gjestin që ka bërë për një familje në nevojë, ka zbuluar se sa e ndjeshme është.
Sipas “GoFundMe” të familjes, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhuroi 3000 dollarë për nënën me katër fëmijë.
Kryefamiljarja është shprehur se bashkëshorti i saj vdiq nga koronavirusi dhe po ashtu humbi punën gjatë pandemisë, duke e bërë dhe më të vështirë rritjen e fëmijëve të saj.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, fatkeqësisht faturat tona kanë mbetur prapa, pasi kemi qenë në gjendje të bëjmë pagesat minimale”, shkroi gruaja ndërsa kërkoi 3000 dollarë.
Ndërkohë burime të shumta konfirmuan për “Page Six” se dhuruesja e shumës së plotë ishte themeluesja e KKW Beauty, por nuk kishte dëshirë që të zbulonte identitetin e saj.