Kim Kardashian bie shumë në peshë, habiten fansat
19 shtator 2023
| 14:19
Kim Kardashian ka ngjallur shqetësim të fansat pasi ka postuar fotografi të reja me bikini nga pushimet e saj të fundit. Bukuroshja ka humbur shumë peshë në vitet e fundit dhe shumë nga ndjekësit besojnë se e ka tepruar.
Ylli televiziv postoi imazhe nga udhëtimi i saj në ishujt Turks & Caicos në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke pozuar teksa ndodhet në një shezlong plazhi nën diell.
Në disa imazhe tjera, ka pozuar me xhinse dhe pjesën e sipërme të bikinive, duke treguar sërish belin e hollë.
Megjithatë, fansat nuk ishin aq të kënaqur me pamjet dhe shumë thanë se Kardashian ishte bërë shumë i hollë.