Kim Kardashian dëshiron të martohet sërish
Pas tri martesave të dështuara, Kim Kardashian është e hapur të thotë “Po” edhe një herë.
“Unë besoj në dashuri”, thotë 41-vjeçarja në një klip paraprak për episodin e 5 majit të “The Kardashians” në Hulu.
Kardashian – e cila u shpall ligjërisht beqare në mars – është aktualisht në mes të divorcit të saj të vazhdueshëm nga Kanye West. Të dy kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ishte martuar më parë me producentin muzikor Damon Thomas nga viti 2000 deri në 2004 dhe lojtarin e NBA-së Kris Humphries nga 2011 deri në 2013.
Edhe pse Kardashian nuk përmendi se me kë do të dëshironte të lidhë kurorë, është e qartë se marrëdhënia e saj me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson është në rrugë të mirë muajve të fundit.
Të dy bënë debutimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq si çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC, më 30 prill.
Kim mahniti me një fustan të shndritshëm “Balenciaga” me bizhuteritë e Lorraine Schwartz, ndërsa Davidson, 28 vjeç, kishte veshur një kostum të zi dhe syze dielli nga “Prada”.
Ditë më vonë, ata u nisën për në New York për të marrë pjesë në “Met Gala 2022” në Muzeun Metropolitan të Artit.
Davidson, i cili dukej elegant në kostum “Dior”, teksa Kardashian u ngjit në shkallët ikonike të lokalit me një fustan vintage të veshur fillimisht nga Marilyn Monroe.
Kim i tha Vogue se ajo humbi mbi shtatë kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin e Jean Louis që Monroe kishte veshur për t’i kënduar “Happy Birthday, Mr. President” John F. Kennedyt në 1962. /Telegrafi/