Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit përfundimtar, detaji që nxorri çiftin zbuluar
Kim Kardashian dhe burri prej gjashtë vjetësh Kanye West duket se janë totalisht drejt divorcit.
Ata kanë ndaluar së shkuari në psikologun për këshillimin e martesës, mes raporteve të divorcit të tyre të afërt.
Ylli i Keeping Up with the Kardashians dhe burri i saj kanë qenë në terapi, duke u përpjekur të rregullojnë marrëdhëniet e tyre.
Ajo thuhet se është takuar me avokatin e divorcit Laura Wasser në javët e fundit, pasi një burim tani i thotë revistës People se: ‘Kanye po flet me avokatët e divorcit këtë javë.’
40-vjeçarja ka jetuar veçmas nga Kanye, 43 vjeç, pasi lidhja e tyre është bërë ‘toksike’ pas muajsh të gjatë terapie.
Një burim kohët e fundit i tha Us Weekly për divorcin e tyre: ‘Kim dhe Kanye nuk kishin asnjë mundësi tjetër përveç se të jetonin të ndarë në fund sepse komunikimi midis tyre ishte bërë kaq toksik”.