Kim Kardashian e frikësuar: Nëse vëllai nuk bën djalë mbiemri im do të shuhet përgjithmonë
Kim Kardashian është shfaqur e shqetësuar. Në premierën e sezonit të tretë të The Kardashians, ajo deklaroi se ka frikë se mbiemri i saj do të fshihet nëse vëllai i saj, Rob, nuk ka një djalë.
“A dini diçka, djema? Nëse Roberti nuk ka një djalë, mbiemri Kardashian do të shuhet përgjithmonë”, u tha ajo Scott Disick dhe Khloe, të cilët menduan se po bënte shaka. “Nuk po bëj shaka”, shtoi Kim.
Si do të ishte një botë pa Kardashian, apo jo? Kim iu përgjigj edhe kësaj.
“Mund të mendoj për shumë gjëra që njerëzit do të thoshin. Sigurisht që do të kishte më pak drama”.
Khloe u përpoq ta qetësonte ndërsa e kishte zënë në panik. “Më lër të të tregoj diçka për meshkujt”, i tha ajo. “Ata mund të kenë fëmijë deri në moshën 90 vjeç. Kemi kohë për Robin. Do te behet. Prit një minutë“. Çfarë tjetër mund t’i thoshte asaj?
Familja ka shumë fëmijë, vetëm Kendall nuk është bërë ende nënë. Kourtney ka Mason, Penelope, Reign me Disick, Kim ka North, Saint, Psalm dhe Chicago me Kanye, Khloe ka True dhe një djalë të vogël, emrin e të cilit nuk e dimë ende, ndërsa më në fund Kylie ka Stormie dhe Aire. Dhe Rob, ka vetëm një vajzë, Dream. Dymbëdhjetë (12) nipërit e Kris Jenner, kanë mbiemrin e baballarëve të tyre dhe e vetmja e vogël Kardashian është e fundit. Pra, nëse Roberti nuk ka një djalë, në fund mbiemri i familjes do të shuhet.