Debutimin e tyre si partner e bënë para mediave në Japoni por nuk shkoi çdo gjë siç deshi ylli televiziv, Kim Kardashian.
Asaj nuk i ka pëlqyer se si janë veshur motrat e saj në kampanjën e “Yeezyt” , Khloe dhe Kourtney Kardashian . Në episodin e fundit të spektaklit “Keeping Up With Kardashians”, ajo thotë se është neveritur me veshjen e motrave të saj.
“Nuk mund të ha as darkë sepse unë jam shumë e neveritur me veshjen e çmendur të motrave të mija” ka thënë Kim gjatë një dialogu në episodin e ri.
Po ashtu ajo i quajti palaço dhe veshjen e tyre e krahasoj me veshjen e festës së Halloween.