Kim Kardashian “e tepron” me “photoshop-in”, foto e fundit bëhet virale
Familja Kardashian është e famshme për reality show-n e tyre televiziv, paratë, skandalet, stilin e jetës luksoze dhe ‘photoshop-in’ e keq.
Të gjitha motrat, në radhë të parë Kim Kardashian, po ndryshojnë vazhdimisht fotot që postojnë në rrjetet sociale, vetëm se këtë herë gjërat dolën edhe më keq.
Në një nga fotot e saj të festës së Krishtlindjes, ajo është fotografuar me vajzën e saj, por në foto i shfaqej edhe një gisht i dytë në dorë. Në një vështrim të parë, 43-vjeçarja mund të shihet duke shtrënguar duart ndërsa buzëqesh përkrah North West në postimin në Instagram të shpërndarë të martën.
Ndjekësit e saj, megjithatë, u përpoqën të analizonin çdo detaj dhe vunë re se fotografia kishte një gabim në përpunim.
Kardashian nuk i është përgjigjur publikisht akuzave, por sigurisht nuk është hera e parë që ajo akuzohet për ‘editim’ të keq të fotove të saj. Megjithatë, ajo që vazhdon të shkaktojë kuriozitet tek fansat e saj është se si ndodhin kaq shumë gabime të dukshme në ‘photoshop’.
Shikoni fotot: