Kim Kardashian habit, pas lajmeve për ndarjen nga Kanye West, shfaqet me…
07 janar 2021
| 11:09
Kim Kardashian u pa në Los Anxhelos, ndërsa mbante të vënë unazën e saj të fejesës, 1.5 milion dollarësh.
Ylli 40-vjeçar është në mes të një vrulli raportesh se është në prag të divorcit nga burri i saj i tretë Kanye West, me të cilin u martua më 2014.
Dalja e saj me unazë në gisht erdhi vetëm një ditë pas supozimit të divorcit dhe një ditë para se ajo të postonte një foto në Instagram pa asnjë unazë.
Kim dhe Kanye nuk kanë bërë ende asnjë reagim rreth këtyre lajmeve që po qarkullojnë, ndërsa daljet e tyre në publik vetëm sa bëjnë edhe më konfuze situatën.