Kim Kardashian merr urdhër mbrojtjeje, krimineli i dërgoi unazë martese në shtëpi
Yllit televiziv, Kim Kardashian, i është dhënë një urdhër mbrojtje i përkohshëm. Kjo për shkak se një burrë dyshohet se i ka dërguar një unazë fejese në shtëpinë e saj.
“E News” ka publikuar disa dokumente të gjykatës ku avokati i femrës më seksi, Shawn Holley, paraqiti një kërkesë për një urdhër ndalimi të mërkurën. E arsyeja është pikërisht se një person u përpoq në mënyrë të përsëritur t’i afrohej yllit të televizionit.
Sipas “E News”, Kardashian pretendon se burri filloi ta ndiqte atë në 24 shkurt, kur ai dyshohet se “gabimisht” hyri në komunitetin e mbyllur ku ajo banon me katër fëmijët e saj.
Dokumentet tregojnë se ai u tërhoq nga një roje i sigurisë në komunitet dhe u pyet se pse ishte atje, në këtë moment ai i tha oficerit, “Unë jam këtu për të parë Kim, ajo është dashuria e jetës time”.
Tre muaj më vonë, të mërkurën, 26 maj, personi dyshohet se u përpoq të hynte përsëri në komunitetin e mbyllur të Kardashian, duke pretenduar se ai ishte atje për ta marrë Kim për një darkë, por u ndalua nga sigurimi.
Kohët e fundit, në dokumentet e gjykatës thuhet se personi dyshohet se ka dërguar një paketë që përmbante një unazë martese dhe pilula kontraceptive në shtëpinë e Kardashian nën një pseudonim.
Më pas Kim ka treguar se në postimet e tij në rrjete sociale ky person shkruante se ishte në lidhje me yllin e televizionit dhe se madje ishte i martuar me të. Ajo ka dëshmuar se nuk ka qenë kurrë në lidhje me të dhe se madje nuk e ka njohur e as e ka takuar ndonjëherë. Kim është shprehur e shqetësuar për këtë rast, pasi skuadra e saj e sigurisë ka zbuluar se personi në fjalë ka pasur të shkuar kriminale.
Kardashian iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm, i cili do të qëndrojë në fuqi derisa gjykata të dëgjojë propozimin e Kardashian për një urdhër ndalimi të përhershëm.