Kim Kardashian merr vëmendje në dukjen me të zeza gjatë një tjetër dalje publike në Los Angeles
Kim Kardashian doli me djalin e saj, Saint, pas ndeshjes së tij të basketbollit.
Personazhi televiziv , 43 vjeçe, dukej pa mundim me stil në një veshje tërësisht të zezë, ndërsa mori djalin e saj shtatëvjeçar dhe miqtë e tij për të ngrënë darkë në Los Angeles pas ndeshjes së tyre sportive.
Për daljen e tyre, ajo kishte veshur një bluzë të ngushtë, me mëngë të gjata, të futura në një palë pantallona lëkure.
Themeluesja e “SKIMS” – e cila ndau një video argëtuese në Instagram më herët gjatë ditës për të prezantuar lansimin më të ri të markës së saj– mbante gjithashtu një çantë “Hermes Birkin” me lëkurë krokodili.
Për një dukej më me stil ajo u kombinua me një palë këpucë me taka me ngjyrë rozë.
Nëna e katër fëmijëve, e shoqëron shpesh me djalin e saj në lojërat e tij, pati një ditë të ngarkuar teksa njoftoi publikimin e ardhshëm të një produkti të ri “SKIMS” pak pasi lansoi një linjë veshjesh për meshkuj.
Sipërmarrësja themeloi markën e saj të veshjeve në vitin 2019, por u zgjerua për të përfshirë opsione për burra këtë javë.
Fushata shfaqi superyjet e sportit Neymar Jr., Nick Bosa dhe Shai Gilgeous-Alexander duke promovuar veshjet.