Kim Kardashian merr vëmendjen me kostumin e leopardit
Kim Kardashian tregoi anën e saj të egër në tri fotografi mahnitëse të hënën, ndërsa zbuloi se ka frikë se të dashurit e saj të ardhshëm do të ‘frikësohen’ nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West.
42-vjeçarja, ishte veshur me një kostum të ngushtë me stampa leopardi, e cila tregonte belin e saj të vogël dhe vijën trupore, shkruan DailyMail.
Sipërmarrësja e cila së fundi zgjidhi divorcin me reperin Kanye West, i kishte lënë flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa aplikoi pak makijazh për të nxjerrë në pah tiparet e saj të bukura.
Ajo më vonë ndau shqetësimet e saj në një episod të podkastit me Angie Martinez IRL dhe tha se nuk mendonte se ishte ‘e drejtë’ të vihej ndonjë burrë në atë pozicion.
Kardashian theksoi: “Ka një pjesë e imja që thotë: ‘O Zot, a do të kenë frikë të gjithë sepse unë nuk e kam ish-in më të qetë në botë?’”.
“Unë nuk mendoj se është e drejtë për mua të vendos dikë në një situatë ose të sjell një person të ri që mund të jetë super i pafajshëm”.
“Pastaj ka një anë e imja që është si, ‘Pse duhet të jetoj ndonjëherë në këtë mënyrë?’.
Nëna e katër fëmijëve Kim, e cila ka katër fëmijë: North, nëntë vjeçe, Saint, shtatë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalmi, tre vjeç me Kanye, 45 vjeç, gjithashtu qau në podkast për vështirësitë e bashkë-prindërimit me reperin, por tha se e di se do të gjejë partnerin e saj të përjetshëm.
Ajo tha: “Është vërtet shumë e vështirë. Nuk e di nëse do të martohem sërish, por do të kem partnerin tim të përjetshëm. Unë e di atë. Ai po vjen, absolutisht”.
“Jam në paqe dhe do të argëtohem derisa të ndodhë kjo”, tha Kim.
Kim finalizoi divorcin nga Kanye në fund të nëntorit pas shtatë vitesh martesë.