Kim Kardashian mësoi diçka të rëndësishme nga Kanye West

12 gusht 2021 | 14:19

Kim Kardashian mund të jetë ndarë nga Kanye West, por ajo vazhdon të jetë fansja e tij më e madhe.

Biznesmenia ka treguar mbështetje të vazhdueshme ndaj tij ndërsa reperi po lançon albumin e tij të ri, “Donda”.

Kim ka treguar se si Kanye e ndihmoi atë të ishte më e vërtetë dhe të vlerësonte veten, gjë që e vuri re gjatë xhirimeve të “KWTK” pasi nuk i interesonte më nëse produksioni linte edhe skenat ku ajo dilte si më e keqja në episodin e javës.

Kim tha se kishte mësuar ta pranonte veten për atë që është dhe për këtë i detyrohet ish-bashkëshortit të saj.

Ajo shpjegoi se reperit “nuk i intereson fare të pëlqehet nga të tjerët apo të kenë një perceptim për të, për sa kohë ai është i vërtetë me veten”.

40-vjeçarja tha se ai e mësoi të jetonte të tashmen dhe të kishte më shumë vetëbesim. “Ke vetëm një jetë dhe po e jeton për veten. Kjo më mësoi të kisha vetëbesim dhe të mos më interesonte se ç’mendojnë njerëzit”, tha Kim./tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i drejtuar nga Fatmire…