Kim Kardashian ndihmon Armeninë
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Kim Kardashian ka dhënë donacione për çështje nga më të ndryshmet, përfshirë këtu për pandeminë, si dhe zjarret në Kaliforni.
Këtë herë lufta që po zhvillohet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka bërë që ylli i “Keeping Up With Karadashian” të dhurojë 1 milion dollarë për organizatën humanitare “Armenia Fund”, kushtuar ndihmës për të gjithë njerëzit që po vuajnë në rajonin e Nagorno-Karabakh.
Nëpërmjet një video, Kim është shprehur se është shumë e nderuar që të japë donacione për Armeninë, vendin e origjinës së babait të saj, ku sot fëmijët, gratë dhe burrat po vuajnë pasojat e luftës. Kim deklaroi se këto fonde do të ofrojnë ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor.
Ajo i bëri thirrje të gjithë fansave, si dhe personazheve të tjerë të famshëm, që të kontribuojnë sadopak për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që ndodhen atje.
Jo vetëm Kim Karadashian, por edhe motrat e saj janë sensibilizuar për këtë kauzë, duke shpërndarë video, ku u bëjnë thirrje edhe qeverive që të kthejnë sytë drejt këtyre vendeve.
Që nga mesi i viteve 1990, trupat e Azerbajxhanit dhe të Armenisë kanë pasur përplasje ushtarake duke filluar nga incidentet në kufij deri në luftëra për rajonin e Nagorni-Karabahut, i cili ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që Armenia e konsideron si shtet të pavarur.