Kim Kardashian nuk do t’ja dijë/ Futet në “shtëpinë” e Papa Françeskut me një fustan transparent

01 korrik 2021 | 11:13

Kim Kardashian dhe ikona e modës, Kate Moss ditën e sotme kanë zhvilluar një vizitë në Vatikan. Ajo që ka rënë në sy është mënyra se si ka zgjedhur të paraqitet Kim për vizitën në një vend si Vatikani me një kod të ashpër për veshjen.

Ajo u shfaq me një fustan të gjatë të punuar nga dantella e bardhë transparente. Një zgjedhje kjo e guximshme pasi shpatullat e saj ishin jashtë, e madje fustani kishte pjesë të prera rrethe-përqark belit, duke nxjerr në pah linjat e saj trupore.

Sipas kodit themelor të veshjes vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe krahët e sipërm, ndërsa atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju ose veshje pa mëngë dhe këmisha të shkurtra. Supet gjithashtu duhet të mbulohen. Kim e ka patur të pamundur të zbatojë këto rregulla.

Kim Kardashian nuk do t'ja dijë/ Futet në

Kim Kardashian nuk do t'ja dijë/ Futet në

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë…