Kim Kardashian nuk paguan Twitter, Musk i heq shenjën e personazhit publik edhe vipave të tjerë

24 prill 2023 | 15:31

Për të pasur një llogari të verifikuar në Twitter duhet të paguash 8 dollarë në muaj, kjo është politika më e re që po zbatohet nga rrjeti social.

Pikërisht për këtë vendim llogaria e Kim Kardashian ditën e sotme ishte pa shenjën ngjyrë blu të identifikimit , një shenjë e cila synon të tregojë llogaritë reale të personazheve të famshëm në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse Kim nuk ka paguar 8 dollarë apo thjesht nuk e ka vënë re por ajo nuk është e vetmja që humbi statusin e verifikimit në rrjetin social Twittee.

Beyonce, Bill Gates dhe ish- presidenti Donald Trump janë ndër personazhet e tjerë të cilët kanë tani më llogaritë e tyre të pa identifikueshme nga shenja blu që tregon një profil të verifikuar.

Ky vendim i marrë nga Elon Musk ka shkaktuar trazira të mëdha në rrjet pasi njeriu i dytë më i pasur i botës shkroi në një status se është ai personalisht po paguan për të mbajtur disa llogari të verifikuara Brenda rrjetit social .

Kjo lëvizje e Twitter për të detyruar personat që kanë një profil në këtë rrjet social të paguajnë 8 dollarë në muaj në mënyrë që llogaria e tyre të jetë e verikuar pritet që të krijojë edhe paqartësi mbi profilet reale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Ben Affleck, Jennifer Lopez është femra më e bukur…