Kim Kardashian pritet nga Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi reformën e drejtësisë penale

26 prill 2024 | 12:15

Kim Kardashian është pritur nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar për reformën e drejtësisë penale, pasi presidenti Joe Biden, fali disa persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.

Takimi është bërë një ditë pasi Bideni ka falur 11 persona dhe ua ka zbutur dënimet pesë të tjerëve që ishin dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.

Harris ka falënderuar Kardashian, e cila ka vizituar Shtëpinë e Bardhe disa herë gjatë administratës Trump për të nxitur reformën e drejtësisë penale.

“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën”, ka thënë Kardashiani, përpara se t’iu thoshte përfituesve të faljes se ishte “shumë e emocionuar” që ishte aty për t’i dëgjuar historitë e tyre.

Kardashiani ka thënë se ndarja e historive personale i ndihmon njerëzit që nuk kanë qenë në sistemin e drejtësisë penale të kuptojnë sfidat e rikthimit në shoqëri pas burgosjes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliminimi në Kupë kundër Egnantias ka sjellë ndarjen përfundimtare mes…